Në Konispol rihapen kurset e gjuhës turke

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2020 – 2021, Fondacioni “ALSAR” ka rihapur kurset e mësimdhënies së gjuhës turke...

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2020 – 2021, Fondacioni “ALSAR” ka rihapur kurset e mësimdhënies së gjuhës turke.

Ky program i mësimdhënies së gjuhës turke për nxënësit e zonës së Konispolit mundësohet falë mbështetjes së ofruar nga Drejtoria e Komuniteteve Turke dhe Mike Jashtë Vendit (YTB) me qendër në Ankara, duke iu përgjigjur interesimit të tyre për të zgjeruar horizontin e kulturës dhe të njohurive të tyre në gjuhët e huaja dhe konsideruar këtë si një mundësi optimale për të gjithë nxënësit dhe të rinjtë e interesuar të kësaj zone, që përmes këtij projekti të përfitojnë mundësi e alternativa optimale arsimimi të standardeve bashkëkohore ndërkombëtare, për të ndjekur studimet në Turqi, si në ciklin e mesëm shkollor ashtu dhe në atë universitar.

Në funksion të këtij programi janë ngritur 3 kurse me një pjesëmarrje të përgjithshme të 45 nxënësve. Procesi i mësimdhënies zhvillohet me metoda bashkëkohore të ndërthurura me programe audiovizive për t’i bërë këto kurse sa më atraktive dhe të plotësuara me elemente që lehtësojnë përvetësimin e dijes në mënyrë sa më efikase nga kjo grupmoshë.

Nga ana tjetër, Fondacioni “ALSAR” në kuadër të misionit të tij për t’iu qëndruar pranë shtresave në nevojë, realizoi shpërndarjen e 150 pakove me mish kurbani “Adak” për fëmijët jetimë të qytetit të Tiranës, të cilët trajtohen me ndihmë të vazhdueshme nga ana e tij.

Realizimi i këtij projekti u mundësua falë mbështetjes së ofruar nga bamirës nga Turqia.