Neve tranzicioni nuk na duhet!

Nga Redi Shehu

Zgjedhjet e fundit parlamentare, nuk ishin thjesht parlamentare, ato mbi të gjitha ishin komplementare, për faktin se në këtë garë elektorale, produkti politik që do të dilte do të influenconte jo vetëm pushtetin ekzekutiv, por do të ndikonte të gjithë pushtetin partiak e politik në Shqipëri. Për hir të së vërtetës, ky i fundit ka tre dekada që ka kaluar në fazën e absurdit politik në vend të realitetit politik. Absurd për faktin se, si një lavatriçe gjigande, ka larë e shpërlarë, tharë e hekurosur, pothuaj të njëjtën elitë politike e cila është munduar në çdo palë zjedhje të vinte me kostume të reja por me fytyra të vjetra. Nuk kishin se si të mungonin edhe kësaj here kryetarët e partiçkave të cilët pasi reflektojnë një demokraci të brëndëshme brilante në partitë e tyre, dhe pasi rizgjidhen kryetarë pas një gare të fortë ku fitojnë me 99.9%, dalin para kamerave si triumfatorë për të firmosur marrëveshje bashkëpunimi me frontin opozitar nën shpresën e titulluar “Shqipëria fiton” si dhe “Voto ndryshimin!”.

 

Prandaj, këto zgjedhje mbi të gjitha dukej se do të ishin komplementare, përplotësuese sepse do të tregonin tablonë e qartë të absurdit politik në Shqipërinë e vitit 2021. Partia Socialiste, e cila u mundua t’i bishtnonte absurdit të vet duke vendosur në listat emrore të kandidatëve për deputete emra te rinj në krye të listave dhe duke fshehur nga fundi emrat e vjetër të saj, përveç se solli një optimizim maksimal të votës së majtë, nga ana tjetër dha edhe përshtypjen se ajo që ndryshon e para është PS. Ky, ishte truk i socialistëve për të treguar se në dekadën e tretë politikisht, PS vjen e ndryshuar komplet ne imazh dhe emra, funksionoi deri diku duke u munduar t’i jepte elektoralisht një hov votuesve të majtë për të dalë në votime dhe për të votuar tashmë fytyrën e re të të majtëve, tashmë nën maskën e vjetër të logos së Partisë Socialsite, e cila lidhjet me të shkuarën vëshirë se i shkëput pavarësisht emrave, ngjyrave apo luleve plotngjyrëshe.

 

Ndryshe ndodhi me Partinë Demokratike e cila u kujdes të tregonte se metdologjia e zgjedhur prej saj e këtyre zgjedhjeve, do të ishte e njëjta si në formë por edhe në substanë. Ajo nuk u kujdes të fshihte absurdin politik të tranzicionit, siç bëri Partia Socialiste, jo ajo rreshtoi krah saj parti si LSI dhe partitë e tjera të vogla të cilat të vetmin ideal të përbashkët opozitar kishin kapjen e një cope të pushtetit dhe jo luftën dhe idealin real politik. Kështu, një front opozitar i cili rezatonte më shumë kërkesën për pushtet se sa kërkesën për ndryshim, u përvijua gjatë javëve të fushatës. Me shpresën se tranzicioni do të ishte stacioni i fundit pas 25 Prillit, dhe me bindjen se një epokë e re ndryshimi në politikbërjen shqiptare do të fillojë, aksioni opozitar u përqëndrua në në koereografinë e turmave, një sili vjetër ky që tashmë në epokën e re vështirë se mund të rezonote mirë tek elektorati në përgjithësi.

 

Ajo që ndodhi me 25 Prill, pra në ditën e zgjedhjeve, ishte një manifestim i një cilësie të një proçesi electoral, i cili pak ndryshonte me vendet e standartizuara demokratike. Kjo, sepse tek ne elektoralisht ekzistojnë dy lloj Shqipërish, ajo e ditës së zgjedhjeve dhe ajo e ditëve pas zgjedhjeve. Në ditën e zgjedhjeve në përgjithësi sidomos në këto zgjedhjet e fundit, ne kemi përjetuar një ndjenjë të një qetësie dhe standarti i cili në aparencë të ngjasonte me çdo vend ku demokracia është traditë tashmë. Problemet kanë filluar me Shqipërinë e një dite pas zgjedhjeve. Kur rezultati tashmë është marrë vesh, i gjithë shkëlqimi i ditës së zgjedhjeve bjen dhe vëndin e tij e zë as më shumë e as më pak por britma politike e tranzicionit.

 

Pala humbëse e zgjedhjeve ka kohë që ka vetëm një rrugë, atë të kontestimit me të vetmin slogan, atë të vjedhjes dhe manipulimit elektoral. Ju kutohet Rama në vitin 2009? Ju kujtohet se si bllokoi për muaj të tërë bulevardin me sloganin kundra Berishës “Hap kutitë ose largohu”? U desh një darkë tek restorant “Krokodili” në Strazburg, me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve që të mund të qetësonte palët dhe t’i ktheheshin normalitetit parlamentar. Të njëjtën gjë në mënyrë besnike, gat gati në formën e një rituali politik, bën edhe opozita e sotme. Vjedhje masive e votës si dhe industri e tërë e manipulimit të saj thotë ajo. Por a nuk ishte Partia Demoraktike e cila në marrëveshjen e 5 Qershorit vendosi kushtet e veta për proçesin elektoral A nuk ishte PD që riformatoi KQZ-n me tri blloqe duke e kthyer kryetarin e saj në komisioner të zgjedhjeve dhe blloqet e tjera ankimore dhe organizative do të ishin pikërisht në funksion të parandalimit dhe rregullimit të çdo anomalie? A nuk u fut nga opozita kontrolli biometrik si dhe votimi elektronik eksperimental? A nuk ishte PD që krijoi edhe strukturën e famshme të ruajtjes së votës? Tani, nuk mund të dilet e të thuhet se m’i vodhën votat. Këhtu i bie që të përsërisim tranzicionin çdo katër vite dhe t’i lëmë brezave të ardhshme një trashëgimi të shëmtuar politike.

 

A ka pasë problem me zgjedhjet? Sigurisht që ka pasur. Në çdo zgjedhje në Shqipëri ka pasë problem me proçesin e votimit. Por masa e tyre nuk është provuar asnjëherë se ka qenë aq e madhe sa të ndryshojë projeksionin elektoral të votuesve. Votat janë blerë edhe në këto zgjedhje, ashtu siç janë blerë edhe në zgjedhjet e tjera. Por ama, kur Aqif Rakipi merrte me të njëjtën forme joshjeje, 2 mandate te PDIU në Elbasan në 2017-tën, kjo nuk përbënte problem për Partinë Demorkatike e cila nënshkruante aleancë opozitare me PDIU. Kur i njëjti person  merr mandate për PS në 2021, tani është problem.

 

Në Shqpëri tranzicioni politik duhet të mbarojë. Ai buron nga liderët kryesorë të politikës. Ata e mirëmbajnë këtë tranzicion sepse ai u duhet. Neve tranzicioni nuk na duhet! Ne duam të shkojmë drejt një shtetit të së drejtës dhe të zhvillimit e paqes sociale. Partia Demokratike, ka rastin që kësaj here të tregojë pjekurinë e duhur dhe t’i japë fund e para tranzicionit. Këtë, përmes një modeli të ri të politikbërjes si dhe të modelit të marrjes së përgjegësive dhe ndërtimit të lidershipit të ri me integritet. Kjo, do të ndihmonte edhe PS të dilte nga tranzicioni po ashtu, por edhe nga absurdi politik në të njëjtën kohë.