Nga 3 Qershori kufijtë e Gjermanisë do të hapen për vendet europiane

Paralajmërimi i udhëtimit në të gjithë botën ende vlen, por për vendet e BE-së dhe shtetet e lidhura, paralajmërimi do të zëvendësohet me këshilla të udhëtimit.

Paralajmërimi i udhëtimit të Gjermanisë për Evropën do të hiqet nga nesër, është shprehur ditën e sotme ministri i jashtëm, Heiko Maas. “Ne po përgatisim kabinetin për të kaluar një dekret në ditën e nesërme,” tha ai në një konferencë për shtyp.

Paralajmërimi i udhëtimit në të gjithë botën ende vlen, por për vendet e BE-së dhe shtetet e lidhura, paralajmërimi do të zëvendësohet me këshilla të udhëtimit.

Kjo do t’u japë udhëtarëve informacion të detajuar në lidhje me situatën në secilin shtet individual, i cili duhet t’i ndihmojë ata të vendosin se ku mund të planifikojnë të shkojnë me pushime dhe cilat rajone do të këshillohen të shmangin, tha Maas.

Ai tha se qeveria do të marrë një vendim për vendet përtej Evropës në një datë të mëvonshme. /Scan