Nga Shkodra, punë në Malin e zi/ Mbi dy mijë shqiptarë marrin lejen e punës në fqinjët veriorë

Në një kohë që në vendin tonë, çdo ditë e me shumë bizneset po ankohen për mungesën e fuqisë punëtore, çdo mëngjes qindra shqiptare kryesisht nga veriu por edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë, kalojnë doganat e Hanit të Hotit dhe Muriqanit për të punuar ne shtetin fqinj të Malit të Zi. Sot, Top…

Në një kohë që në vendin tonë, çdo ditë e me shumë bizneset po ankohen për mungesën e fuqisë punëtore, çdo mëngjes qindra shqiptare kryesisht nga veriu por edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë, kalojnë doganat e Hanit të Hotit dhe Muriqanit për të punuar ne shtetin fqinj të Malit të Zi.

Sot, Top Channel, do të udhëtojë drejt vendeve të tyre të punës për të zbuluar se pse ata kanë preferuar të punojnë në këtë shtet.

Bujqësia, blegtoria, ndërtimi dhe turizmi janë sektorët ku janë të punësuar shqiptarë. Në Tivar, në një punishte ku prodhohen dyer dhe dritare për tregun gjerman, puna kryesore bazohet tek të rinjtë nga Shkodra.

Për shkak të kushteve të punës dhe pagave me të mira, rreth 2000 shqiptarë janë më të drejte pune 1 vjeçare në Malin e Zi. Ky numër shumëfishohet nëse llogarisim edhe punëtoret ditorë në blegtori dhe bujqësi.

Të gjithë së bashku, kështu i japin një krah të fortë pune, shtetit fqinj.