Ngrohje me kufizim, Gjermania me masa të rrepta për kursimin e energjisë gjatë dimrit

Si zgjidhje alternative ndaj mungesës së gazit, Gjermania ka miratuar një sërë masash për kursimin e energjisë dhe u kërkon qytetarëve dhe bizneseve t’i respektojnë. Me vendimin që qeveria mori këtë të mërkurë, te linjat hekurudhore tashmë do të ketë përparësi transporti i qymyrit dhe naftës më shumë se sa i njerëzve. Teksa i druhet…

Si zgjidhje alternative ndaj mungesës së gazit, Gjermania ka miratuar një sërë masash për kursimin e energjisë dhe u kërkon qytetarëve dhe bizneseve t’i respektojnë.
Me vendimin që qeveria mori këtë të mërkurë, te linjat hekurudhore tashmë do të ketë përparësi transporti i qymyrit dhe naftës më shumë se sa i njerëzve.

Teksa i druhet krizës për energji gjatë muajve të ftohtë të dimrit, qeveria e koalicionit të udhëhequr nga qendra e majtë, thanë se ndryshimi i prioriteteve është i domosdoshëm në mënyrë që ekonomia kryesore e Evropës të përmbushë nevojat e saj për energji.

“Pa bashkëpunimin e kompanive dhe të popullatës në përgjithësi nuk do të kursejmë mjaftueshëm gaz. Rregullat e paraqitura sot nuk mund ta zgjidhin vetë problemin.

Duhet t’u japim përparësi trenave që transportojnë qymyr dhe naftë. Niveli i lumenjve është shumë i ulët dhe nuk mund t’i lëmë anijet të ngarkuara për shumë gjatë në lumenj. Jemi në një situatë të ngushtë energjetike dhe duhet të bëjmë gjithçka”, tha Robert Habeck, ministri gjerman i Ekonomisë.

Gjermania, e cila është shumë e varur nga gazi rus, po përballet me ulje të furnizimeve deri në 80 për qind në muajt e fundit, duke shkaktuar pasiguri të thellë për mënyrën si di do qëndrojnë industritë në funksion dhe si do të ngrohen godinat.

Qeveria ka përcaktuar masa për kursimin e energjisë në të gjithë vendin, duke përfshirë një kufirin maksimal për temperaturën në zyravet e administratës publike, që këtë dimër nuk duhet të tejkalojë 19 gradë Celsius.