Nis fushata anti-Covid në Shqipëri – Kryeministri Edi Rama vaksinohet para kamerave

Në daljen publike kryeministri tha se po futet pa radhë për të dhënë shembull se vaksina është e sigurt. Ndërsa ministrat do të presin radhën e tyre.

Gjatë ditës së sotme është vaksinuar kryeministri i vendit, Edi Rama në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’. Njoftimin për vaksinim dhe nisjen e fushatës së saj Rama e bëri publike gjatë daljes në një konferencë të përbashkët me gazetarët gjatë paradites së sotme.

Në daljen publike kryeministri tha se po futet pa radhë për të dhënë shembull se vaksina është e sigurt. Ndërsa ministrat do të presin radhën e tyre.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme janë vaksinuar mjekja Najada Çomo, shefe e Shërbimit të Infektivit në QSUT, mjeku i mirënjohur Pëllumb Pipero si dhe mjeku Tritan Kalo.

Ditën e sotme janë planifikuar të vaksinohen 50 punonjës të shëndetësisë, mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID. /Scan