Njihuni me kufjet prej ari AirPods Max që kushtojnë 108 mijë dollarë

Kufjet duken elegante me dizajn prej ari dedikuar atyre njerëzve që duan më të mirën e mundshme.

Kompania Ruse Caviar, e njohur për prodhimin e varianteve luksoze të smartfonëve dhe pajisjeve teknologjike popullore, prezantoi një version të kufjeve të reja AirPods Max me ar të pastër dhe çmim prej 108 mijë dollarësh.

Kufjet e përshtatura do të shiten në ngjyrë të bardhë dhe të zezë dhe do të jenë ekskluzive. Kufjet duken elegante me dizajn prej ari dedikuar atyre njerëzve që duan më të mirën e mundshme.

Pak javë më parë Caviar gjithashtu prezantoi një modele të iPhone 12 Pro me një pjesëz të bordit të kompjuterit origjinal Apple I megjithatë këto pretendime të kompanisë shkaktuan jo pak polemika. /PCWorld Albanian