Osmani e VV bojkotojnë seancën, deputetët nderojnë minatorët që humbën jetën

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala do të drejtojë seancën për votimin e Qeverisë Hoti.

Kjo pasi kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe nënkryetarja tjetër Arbërie Nagavci nuk kanë pranuar të drejtojnë seancën.Kështu ka bërë që nënkryetari nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala po e bën një gjë të tillë.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje po e bojkotojnë seancën.Me kërkesën e shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, është mbajtur një minutë heshtje për dy minatorët që humbën jetën dje në minierën e Artanës.