Pakësohen studentët e Universitetit Bujqësor, 63% më pak në pesë vjet

Në Universitetin Bujqësor të Tiranës numri i studenteve brenda 5 vite ka pësuar një rënie me 63%. 

Ky mendimin jo  të gjithë  studentët i motivon të zgjedhin Universitetin Bujqësor. Në vitin akademik 2021-2022 asnjë maturant nuk zgjodhi të studionte në degët e zooteknisë dhe biologjisë marine.

Për të shmang mbylljen e këtyre dy degëve Këshilli i Ministrave vendosi që ato të jenë pjesë e programit të studimit me prioritet kombëtar, ku studentët do të kenë mundësi të përfitojnë bursë studimore sa paga minimale e parashikuar në vendin tonë.

Ish-studentja ekselente e bujqësorit, Behije Ferra, ndryshe nga moshatarët e saj ajo thotë se ka bërë zgjedhjen e duhur që studimet i ka përfunduar në degën e zooteknisë.

“Unë kam mbaruar bachelor tek UBT për Zooteknik dhe gjithashtu kam përfunduar dhe Masterin Shkencor për Zootekni dhe sigurimin e produkteve blegtorale, me një mesatare 9.8 mund të quhem dhe studente e ekselencës Mund të them se kam qenë më fat sepse kam përfunduar studimet në nëntor dhe kam filluar punë në dhjetor, me anë të një profesori Myqerem Tafaj, me kontaktet që kishte me zooteknikun e një kompanie ku unë sot punoj”, tha Behije Ferraj.

Por jo të gjithë kolegët e Behijes patën mundësi të punësoheshin në shkollën që investuan. Tregu i punës për specialistët e ushqimit të kafshëve, duket se është i varfër në Shqipërinë, ku blegtoria është në tkurrje.

“Në master kemi qenë 20 studentë dhe me aq sa kam dijeni 2-3 kolege kanë filluar punë në profesion”, tha Behije Ferraj.

Po të tjerët?

“Janë në kompani private. Dikush ekonomist, dikush menaxher në supermarket, dikush ka ikur jashtë. Të tjerët presin”, shtoi më tej ajo.

Por në degën e Teknologjisë Ushqimorë, shohim një tjetër realitet. Auditorët nuk janë boshatisur, ndërsa tregu i punës nevojë për inxhinier ushqimi.

“Ne kur diplomohemi dalim dhe inxhinier përveç se teknolog. Shumica e shoqeve të mia janë në punë. Sepse mundësi punësimi kjo degë ka pa fund. Në fabrikat e miellit, qumështit, apo dhe në shtet”, tha Stelina Januli.

Në rrezik gjithashtu janë edhe degët e akuakulturës, hortikulturës dhe agronomisë.