​Përdhunimi i 11-vjeçares në Kosovë, arrestohen edhe dy persona të tjerë

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla pas dhunimit seksual të një vajze të mitur, 11 vjeçare, nga 5 persona për disa orë me radhë, ka thënë se nga Policia e Kosovës ka kërkuar angazhim maksimal për arrestimin sa më të shpejtë të të gjithë kryesve të këtij akti makabër dhe sapo është…

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla pas dhunimit seksual të një vajze të mitur, 11 vjeçare, nga 5 persona për disa orë me radhë, ka thënë se nga Policia e Kosovës ka kërkuar angazhim maksimal për arrestimin sa më të shpejtë të të gjithë kryesve të këtij akti makabër dhe sapo është njoftuar se janë arrestuar edhe 2 të tjerë.
Ai ka shkruar në Facebook se nuk duhet dhe nuk do të tolerohet asnjë veprim që cenon jetën, integritetin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë.

“Me shqetësim kam pranuar lajmin për dhunimin e një vajze të mitur, 11 vjeçare, nga 5 persona për disa orë me radhë. Jam i vetëdijshëm për shqetësimin e drejtë të secilit prind e secilës vajzë në vendin tonë. Nga Policia e Kosovës kam kërkuar angazhim maksimal për arrestimin sa më të shpejtë të të gjithë kryesve të këtij akti makabër dhe sapo u njoftova se janë arrestuar edhe 2 të tjerë. Koordinimi i të gjitha organeve kompetente është i domosdoshëm sepse nuk ka asnjë dilemë që dënimi ndaj këtyre kriminelëve duhet të jetë maksimal. Nuk duhet dhe nuk do të tolerohet asnjë veprim që cënon jetën, integritetin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë. Vendi ynë duhet dhe do të jetë vend i sigurtë për të gjithë, sidomos për vajzat dhe gratë, dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër”, ka shkruar ai.
Më herët, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër E.R dhe vëllait të tij të mitur G.R, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë dhunuar një 11-vjeçare para dy ditësh në Prishtinë.