Plagosen me armë zjarri 2 persona, përfundojnë tek Trauma/ Njërit prej tyre iu bë atentat me minë të telekomanduar disa vite më parë

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në Fushë Krujë. Mësohet se dy të plagosurit janë dërguar në spitalin Ushtarakë të Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihet rrethanat apo vendi ku janë plagosur, por mësohet se njëri prej të plagosurve të ketë qenë shtetësi Gentjan Bejtja, të cilit para dy vitesh ju be atentat me minë të telekomanduar.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 1016, kur Bejtja i ka shpëtuar një atentati, me eksploziv. Ky i fundit ishte personi që së bashku me Enver Stafukën vodhën veturën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013.

Ndërkaq, specialistët e krimeve të komisariatit në Fushë Krujë janë nisur drejt spitalit ushtarak për të mësuar më tepër detaje.