Pritshmëritë nga takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel

Ambasadorët e vendeve kryesore perëndimore në Kosovë u takuan të martën me Kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar zhvillimet politike dhe gjendjen e sigurisë në vend. Ndonëse nuk janë dhënë hollësi, zyra e Kryeministrit Kurti e citoi atë të ketë nënvizuar angazhimin e qeverisë së Kosovës, për siç u tha dialog parimor dhe të balancuar,…

Ambasadorët e vendeve kryesore perëndimore në Kosovë u takuan të martën me Kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar zhvillimet politike dhe gjendjen e sigurisë në vend.

Ndonëse nuk janë dhënë hollësi, zyra e Kryeministrit Kurti e citoi atë të ketë nënvizuar angazhimin e qeverisë së Kosovës, për siç u tha dialog parimor dhe të balancuar, për marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, me njohjen e ndërsjellë në qendër.

Kryeministri Kurti pritet që javën e ardhshme të bisedojë në Bruksel me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, në një takim që Bashkimi Evropian u ngut ta oragnizojë pas tensioneve të 31 korrikut, për shkak të reagimeve serbe ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës, për vendosjen e reciprocitetit në përdorimin e dokumenteve personale të lëshuara nga Serbia.