-1.5 C
Tiranë
E enjte, 27 Janar, 2022

Protesta anti-vaksina në Francë, Gjermani, Austri, Itali (fotot)

Më shumë se 100,000 njerëz marshuan dje në të gjithë Francën kundër planeve të qeverisë Macron për nisjen e pasaportës së vaksinimit, duke hequr opsionet e testimit ndaj COVID-19 apo të imunitetit pas kalimit të sëmundjes.

Protestuesit në shumë qytete të Francës kundërshtonin planet e qeverisë për kufizimin e të drejtave të të pavaksinuarve.

Në kryeqytetin Paris, megjithë të ftohtin dhe shiun, protestuesit marshuan me pankarta ku shkruhej “Duam të vërtetën”, “Liri” si dhe “Jo pasaportë vaksine”.

Qeveria kërkon të vërë në zbatim shtrëngimin e rregullave më 15 janar por legjislacioni duhet të aprovohet edhe në senat.

Ministria e brendshme franceze tha se 105,200 kishin marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, 20 000 prej të cilëve në Paris ku kishte përleshje, arrestime dhe disa policë të plagosur.

Në protestën e Toulon dhe Montpellier gjithashtu pati përleshje dhe policia përdori gaz lotsjellës në konfrontimet me protestuesit.

50,000 njerez protestuan gjithashtu në kryeqytetin austriak Vienë, ku vaksinat e COVID-19 do të bëhen të detyrueshme prej muajit tjetër.

Në Gjermani protestuesit marshuan në disa qytete të shtunën, ku demonstrata më e madhe u mbajt në Hamburg, me të paktën 16,000 pjesëmarrës, sipas policisë.

Protesta u mbajt nën sloganin “Mjaft! Larg duart nga fëmijët tanë”.

Policia tha se po hetonte per nxitje urrejtjeje një protestues që mbantë ‘Yllin e Davidit’ me mbishkrimin “i pavaksinuar”.

Në Berlin, demonstrata anti-vaksina u bë me karvane makinash e biçikletash. Policia tha se kishte rreth 100 automjete, 70 biçikleta dhe disa qindra njerëz.

 

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme