Protesta të dhunshme shkaktojnë kaos nga New York në Los Angeles pas vdekjes së George Floyd

Efektivi i policisë i cili akuzohet se ka shkaktuar vdekjen e Floyd, e dëshmuar edhe nëpërmjet një video e cila prej ditësh qarkullon në rrjet dhe në media, tashmë është arrestuar dhe do të përballet në gjykatë nën akuzën e vrasjes.

Amerika është përfshirë nga kaosi, ndërkohë që shumë qytete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë janë përfshirë nga protesta të paprecedenta si pasojë e vdekjes së George Floyd pas një ndërhyrje policore disa ditë më parë në Minneapolis.

Efektivi i policisë i cili akuzohet se ka shkaktuar vdekjen e Floyd, e dëshmuar edhe nëpërmjet një video e cila prej ditësh qarkullon në rrjet dhe në media, tashmë është arrestuar dhe do të përballet në gjykatë nën akuzën e vrasjes. Pikërisht qyteti i Minneapolis  është përfshirë tashmë nga flakët si pasojë e protestave të dhunshme, të cilat kanë mbërthyer të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga New york City në Los Angeles.

Scan raporton se qytete si Minneaopolis ka pasur qindra arrestime por edhe dhunë policore si pasojë e vendosjes së shtetrrethimit dhe refuzimit për ta zbatuar atë. Ndërkohë, në Detroit një 19-vjecar ka vdekur në protestë si pasojë e të shtënave, nga një person ende i panjohur, siç njofton policia vendase.