Qeveria e re në RMV, Kovaçevski propozon sot në parlament emrat e kabinetit të ri

Kryetari i LSDM-së dhe mandatari për formimin e qeverisë së re, në Maqedoninë e Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka konfirmuar mbrëmjen e së hënës emrat e funksionarëve të ri të kësaj partie që do të jenë pjesë e qeverisë së re.

Sot kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, do ta propozojë në Kuvend kabinetin e ri dhe programin qeveritar.

Ndërsa seanca parlamentare për formatin qeveritar dhe programin e saj pritet të mbahet më datën 15-16 janar kur edhe në ditën e dytë duhet votuar kabineti i ri.

Më 17 janar, qeveria e udhëhequr nga Kovaçevski si kryeministër do të nisë zyrtarisht punën.