Elton Cale, ish-futbollisti i Tiranës dhe tashmë pjesë e Gjilanit në Kosovë, ka rënë pre e racizimit në ndeshjen e fundit të Superliga.
Në ndeshjen që Gjilani luajti ndaj Drenicës për llogari të javës së tretë të kampionatit, braziliani është ofenduar në fushë nga lojtari kundërshtar, Shkëlzen Lushtaku.
Në lidhje me këtë gjest të dënueshëm, ka reaguar së fundmi edhe klubi i Gjilanit që ka lajmëruar rreth këtij episodi edhe Komisionin e Etikës pranë UEFA-s ndërsa theksohet mbështetja deri në fund për Cale dhe familjen e tij në këtë moment të vështirë.