Rama jep lajmin: Nisim vaksinim në janar, kemi rënë dakord parimisht me Pfizer

"Nuk do ndalemi deri në dozën e fundit"

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët në këtë kohë pandemie. Përmes një postimi në ‘Twitter’ kreu i qeverisë tha se është rënë në pranim me kompaninë Pfizer për të nisur vaksinimin në janarvaksinimi anti-covid në muajin janar.

Mes të tjerash ai nuk i kursen qëndrimet e tij kundër BE-së për diferencimin që i bëri në këtë proces Ballkanit.

Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar!
I papranueshëm moralisht, polikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt. Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit. Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza!
(BalkanWeb)