Rama në Itali, i kërkon ministrit Di Maio njohjen e patentave shqiptare

Po ashtu, ai i kërkoi ministrit Luigi njohjen e patentave shqiptare, duke shtuar se ato kanë ngecur në korridoret e burokracisë italiane.

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një vizitë në Bari të Italisë, ku zhvilloi një konferencë të përbashkët me Ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio dhe Presidentin e Rajonit të Pulias, Michele Emiliano. Gjatë fjalës së tij në këtë konferencë, kryeministri Rama theksoi se gjysmë milion shqiptarë jetojnë dhe punojnë në Itali.

Ai tha se më tej se në të gjithë territorin italian, janë 50 mijë sipërmarrje të krijuara nga shqiptarë, si dhe mijëra të rinj që studiojnë në universitetet përtej Adriatikut. Po ashtu, ai i kërkoi ministrit Luigi njohjen e patentave shqiptare, duke shtuar se ato kanë ngecur në korridoret e burokracisë italiane.

“Uroj që ne mund të jemi në lartësinë e kësaj miqësie. Uroj që të mos keni nevojë kurrë për ne, por nëse do të keni ne do të jemi aty. Të nderuar që jemi në krahun tuaj.
Janë gjysmë milioni shqiptarë që sot jo vetëm jetojnë, punojnë por edhe kontribuojnë në ekonominë italiane. janë rreth 50 mijë sipërmarrjet e krijuara nga shqiptarë dhe janë mijëra të rinj që studiojnë në universitetet italiane. Duke qenë se italishtja është si gjuhë e dytë e jona, janë gjithmonë përpara studentëve të tjerë të huaj.
E gjithë kjo është bërë e mundur falë asaj që thashë, disponueshmërisë që i ka rrënjët në historinë dhe shpirtin italian. I këshilloj Luigin të merret me patentat e shqiptarëve sepse kanë ngecur në korridoret e burokracisë italiane dhe duhet të nxirren që të drejtojnë normalisht, sepse si italianë dhe ne jemi të kujdesshëm të ngasim pa patenta”
, u shpreh Rama.