Rama për Reformën Zgjedhore: Ja përse nuk ka humbur Lulzim Basha

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për marrëveshjen e reformës zgjedhore.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për marrëveshjen e reformës zgjedhore.

Pas reagimeve pozitive të një dite më parë, duke filluar nga krerët më të lartë të shtetit shqiptar, por edhe zyrtarë të lartë evropianë, mesditën e sotme, ka qenë sërish kryeministri Rama, që përmes një mesazhi në Twitter replikon me ata që e konsiderojnë këtë marrëveshje të ngjashme me atë të 2017 mes tij dhe Lulzim Bashës, raporton Top Channel.

“Padyshim që s’jam dakord me ata që thonë se marrëveshja e re me LB ishte një humbje për të, se gjoja hoqi dorë nga kauza dhe nuk fitoi asgjë!”, shkruan kryeministri, duke shtuar se marrëveshja e re tregon se humbja e PD-së në 2017 s’kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve.

“Padyshim që s’jam dakord me ata që thonë se marrëveshja e re me LB ishte një humbje për të, se gjoja hoqi dorë nga kauza dhe nuk fitoi asgjë! Jo,sepse kauza ishte imagjinare, kurse marrëveshja është konkrete – pas djegies së kohës,mandateve,bashkive është një rikthim në realitet. Por marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD në 2017 s’kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjedhor ekzistues mbeti kusht i panegociueshëm i LBPD, edhe në zhgjëndrrën pa qeveri teknike!”, shkruan Rama në twitter.

Lajme të ngjashme