Rindërtimi i Ukrainës pas luftës, ndërkombëtarët mblidhen në Zvicër

Përpjekja e rindërtimit është krahasuar me Planin Marshall të udhëhequr nga SHBA për të rindërtuar Evropën pas Luftës së Dytë Botërore. Nën emrin Konferenca e Rimëkëmbjes së Ukrainës , ndërkombëtarët synojnë të koordinojnë përpjekjet për të ndihmuar edhe më shumë vendin në luftë. Rindërtimi i Ukrainës është një “detyrë e përbashkët” iu tha presidenti ukrainas…

Përpjekja e rindërtimit është krahasuar me Planin Marshall të udhëhequr nga SHBA për të rindërtuar Evropën pas Luftës së Dytë Botërore.

Nën emrin Konferenca e Rimëkëmbjes së Ukrainës , ndërkombëtarët synojnë të koordinojnë përpjekjet për të ndihmuar edhe më shumë vendin në luftë.

Rindërtimi i Ukrainës është një “detyrë e përbashkët” iu tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky liderëve në konferencë

“Rindërtimi i Ukrainës nuk është një projekt lokal. Nuk është një projekt i një kombi, por një detyrë e përbashkët e të gjithë botës demokratike, të gjitha vendeve që thonë se janë të civilizuar”- tha Zelensky.

“Detyra që kemi përpara është kolosale, ashtu siç President Zelensky tha. Kjo është arsyeja pse Komisioni Evropian i ka propozuar qeverisë së Ukrainës të krijojë një platformë rindërtimi për të hartuar nevojat për investime, të koordinojë veprimet, për të kanalizuar burimet, dhe sigurisht në mbështetje të një axhende reformash ambicioze. “– tha Von der Leyen

Sipas kryeministrit të Ukrainës Denys Shmyhal, 750 miliardë dollarë do të kushtojë plani për rimëkëmbjen e Ukrainës ndërsa pushtimi i Rusisë ka shkaktuar 100 miliardë dollarë dëme të drejtpërdrejta në infrastrukturë, tha ai.

Konferenca dy-ditore, e mbajtur nën masa të rrepta sigurie në qytetin piktoresk jugor zviceran ishte planifikuar shumë përpara pushtimit të Rusisë më 24 shkurt.

Fillimisht aty ishte planifikuar të diskutohej mbi reformat në Ukrainë por lufta ripërcaktoi temën e diskutimit, për t’u fokusuar tashmë në rindërtimin e vendit.