Rriten infektimet në Kosovë! Në një ditë 470 raste të reja, vaksina e katërt për 60-vjeçarët

Me mbi 230 raste në ditë, që nga fillimi i muajit, Kosova po regjistron rritje të përhapjes së infektimeve me COVID – 19. Kjo e ka shtyrë Ministrinë e Shëndetësisë t’u rikujtojë qytetarëve disa prej rekomandimeve dhe masave që duhen respektuar për mbrojtje nga ky virus. Gjatë së premtes Kosova ka regjistruar 407 raste me…

Me mbi 230 raste në ditë, që nga fillimi i muajit, Kosova po regjistron rritje të përhapjes së infektimeve me COVID – 19.

Kjo e ka shtyrë Ministrinë e Shëndetësisë t’u rikujtojë qytetarëve disa prej rekomandimeve dhe masave që duhen respektuar për mbrojtje nga ky virus.

Gjatë së premtes Kosova ka regjistruar 407 raste me COVID – 19 dhe kësisoj është kërkuar zbatimi i masës për verifikim të certifikatës së vaksinimit nëpër institucione publike e private.

Përpos kësaj, tashmë ky institucion ka mundësuar që të gjithë personat mbi moshën 60 vjeç të mund të marrin edhe dozën e katër të vaksinës, ndërkohë që nga java e ardhshme presin të fillojë me administrimin e një doze për fëmijët e moshave 5 deri në 11 vjeç.

Në Kosovë janë 1860 raste aktive me COVID – 19 dhe nuk është shënuar as një vdekje nga infektimi që nga 18 qershori.