5.5 C
Tiranë
E diel, 5 Dhjetor, 2021

Rritja e lartë e akcizës do të ulte ndjeshëm vdekjet e parakohshme nga duhani

Ky është konkluzioni i studimit “Ndikimi i taksimit në konsumin e cigareve, të ardhurat nga taksat dhe vdekjet e parakohshme në Shqipëri”, publikuar nga “Development Solutions Associates” dhe “Tobaccotaxation”, ndërsa simulimi u krye nga “Qendra Partnerë në Zgjidhje dhe Zhvillim”.

Aplikimi i një norme më të lartë të rritjes vjetore të akcizës sesa rritja historike është thelbësore për arritjen e objektivave politike, përkatësisht për rritjen e të ardhurave tatimore, uljen e numrit të vdekjeve të parakohshme dhe sëmundjeve të lidhura me duhanin dhe shpenzimeve mjekësore për të trajtuar ato.

Ky është konkluzioni i studimit “Ndikimi i taksimit në konsumin e cigareve, të ardhurat nga taksat dhe vdekjet e parakohshme në Shqipëri”, publikuar nga “Development Solutions Associates” dhe “Tobaccotaxation”, ndërsa simulimi u krye nga “Qendra Partnerë në Zgjidhje dhe Zhvillim”.

Nivelet e akcizës së duhanit në Shqipëri janë më të ulëtat krahasuar me ato të vendeve të tjera të Europës Juglindore. Shqipëria, ashtu si vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, është në proces integrimi në Bashkimin Europian (BE). Për të përmbushur objektivin e BE-së, vendit do t’i duhet pothuajse të dyfishojë normën aktuale të akcizës për të arritur minimumin e kërkuar prej 90 euro për 1,000 cigare.

Studimi përdor të dhëna në nivel familjeje për Shqipërinë dhe shtjellon dy skenarë të rritjes së taksave për të përmbushur kërkesat e BE-së:

Skenari i parë: skenari “i vazhdimësisë” bazohet në kalendarin e rritjes vjetore të akcizës në vitet e fundit në Shqipëri (4 për qind). Në këtë skenar, Shqipëria do të arrijë të përmbushë kërkesat e BE-së për nivelin e akcizës specifike brenda vitit 2035.

Skenari i dytë: sipas udhëzimeve të Bankës Botërore (2018) , ky skenar është një plan me rritje më të shpejtë akcize prej 8 për qind nga viti 2022 në vitin 2024 i ndjekur nga 5 për qind rritje në periudhën 2025-2030. Në këtë skenar, Shqipëria do të arrijë të përmbushë kërkesat e BE-së për vlerën e akcizës në 10 vite (2030).

Rezultatet nga skenari i parë “i vazhdimësisë”, parashikojnë një nivel të qëndrueshëm konsumi,  ndërkohë që normat më të larta të akcizës në skenarin e dytë pritet që të sjellin ulje të ndjeshme të konsumit të cigareve (Figura 1).

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme