Serbi, ministri Vulin pozitiv me koronavirus

Ministri i Mbrojtjes të Serbisë është në vetizolim, pasi nuk ka simptoma të infeksionit...

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në kumtuesën e ministrisë së mbrojtjes theksohet se Vulin ndihet mirë pasi nuk ka simptoma të infeksionit dhe ndodhet në vetizolim.

“Ministri Vulin vazhdon me përmbushjen e detyrave të rregullta të ministrit të Mbrojtjes duke iu përmbajtur të gjitha masave të parashikuara gjatë vetizolimit”, theksohet në deklaratë.

Vulin u testua si kontakt i sekretarit shtetëror të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19.