Shkodër, banorët e Gurit të Zi gjejnë monicione luftarake

Shkodër/ Banorët gjejnë fishekë dhe granata në zonën e “Gurit të Zi”

Gjenden disa fishekë dhe granata në një truall në njësinë administrative Gur i Zi në Shkodër.

Policia dhe shërbime të specializuara të Ministrisë së Mbrojtjes priten të mbërrijnë në zonë për të kryer veprimet përkatëse. Ato janë gjetur nga banorët e Gurit të Zi, raporton Top Channel.510

Pasi të caktohet perimetri i sigurisë, specialistet e ushtrisë do të nisin punën për asgjësimin e tyre, pasi mund të jenë një rrezik serioz për jetën e banorëve të kësaj zone.