Shkroi historinë në Mynih! Kampionia e Europës në Altetikë, Luiza Gega tregon “sekretin” si la pas konkurrentet e tjera

Luiza Gega, Kampionia e Europës në Altektikë e cila ngriti lartë Shqipërinë në garën në Mynih, tregoi sot në një intervistë për “Ftesë në 5” sesi ia arriti qëllimit të saj. Kampionia tha se “dha shpirtin” në atë pistë, por thëllë brenda saj e dinte që do dilte e para në garë. Luzia tregoi edhe…

Luiza Gega, Kampionia e Europës në Altektikë e cila ngriti lartë Shqipërinë në garën në Mynih, tregoi sot në një intervistë për “Ftesë në 5” sesi ia arriti qëllimit të saj.

Kampionia tha se “dha shpirtin” në atë pistë, por thëllë brenda saj e dinte që do dilte e para në garë. Luzia tregoi edhe ‘sekretin’ e fitores ku përpos vetëbesimit, iu desh të vraponte që në fillim të garës për të lodhur konkurrentet e tjera.

Megjithatë, përgatitja Luiza Gegës i dha asaj titullin Kampione e Europës në Atletikë.

Pak para garës unë thoja vetes ky është viti jot. Doja të jepja shpirtin tim në atë fushë të arrija qëllimin. Më zunë emocionet më të mëdha dhe thoja Luiza të lutem mos u rrëzo, aq më tepër në pengesën e fundit të ujit. Secili ka strategji të vetat, por unë kisha rezultatet me të mira në Europë. Unë vrapova shpjet që në fillim që të kisha më shumë përparësi dhe vajzat e tjera, të cilat vrapuan të më ndiqnin , një vajzë nga Anglia ishte shumë afër meje. Ajo u lodh shumë në dy xhirot e fundit dhe doli e treta në garë, e dyta doli një vajzë nga Gjermania. Ndihem më krenare se kurrë. Ishte një garë e gjatë dhe është komentuar jashtë mase shumë. Në Gjermani e vlerësojnë shumë sportin”- tha Luiza Gega në intervistën me Bieta Sulën.