Shoferja aksidenton tre këmbësorë tek Kodra e Diellit

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë, ku një 29-vjeçare ka aksidentuar tre këmbësorë tek “Kodrat e Diellit” në Tiranë. E reja me iniciale D. G. ka përplasur B. H. 60 vjeç, V. H. 57 vjeçe dhe A. T. 27 vjeçe, të cilët janë dëmtuar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve….

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë, ku një 29-vjeçare ka aksidentuar tre këmbësorë tek “Kodrat e Diellit” në Tiranë.
E reja me iniciale D. G. ka përplasur B. H. 60 vjeç, V. H. 57 vjeçe dhe A. T. 27 vjeçe, të cilët janë dëmtuar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

Njoftimi policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.08.2022, në afërsi te “Kodra e Diellit”, shtetasja D. G., 29 vjeçe, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar këmbësorët B. H., 60 vjeç, V. H., 57 vjeçe dhe A. T., 27 vjeçe, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.