Shqipëri, 793 raste të reja dhe 346 të shëruar nga COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 220.487 dhe numri i të vdekurve në 3.241

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 793 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë edhe një person ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 220.487 dhe numri i të vdekurve në 3.241.

Në gjithë vendin janë shëruar 346 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 203.460.

Raste aktive aktualisht janë 13.786, ndërsa dhjetëra persona të infektuar po vazhdojnë trajtimin në spital.

Në Shqipëri janë kryer edhe 4.996 testime të reja dhe deri më tani janë kryer gjithsej 1.534.665 testime për personat e dyshuar me koronavirus.