Shqipëria në pritje të përfundimit të reformës zgjedhore

Reforma zgjedhore është kthyer në temën e ditës në jetën politike të Shqipërisë gjatë muajve të fundit, ndërkohë i mbetet Kuvendit të vendosë brenda muajt korrik nëse Shqipëria do të bëhet me sistem të ri zgjedhor

Në Shqipëri pjesë e procesit të reformave në vitet e fundit është edhe ajo për zgjedhjet dhe administrimin zgjedhor, e njohur si reforma zgjedhore, e cila në tre vitet e fundit ka kaluar në disa faza.

Shqipëria në dekadën e fundit ka realizuar disa reforma si ajo e administratës publike, reforma administrative-territoriale dhe në proces janë edhe reforma në sistemin e institucioneve të drejtësisë dhe reforma zgjedhore, ku kjo e fundit pritet të kalojë për diskutim dhe votim në seancën parlamentare brenda muajt korrik.

Që nga viti 1991 pas përmbysjes së regjimit komunist në Shqipëri janë mbajtur 9 zgjedhje të përgjithshme parlamentare, ku dy prej tyre zgjedhje të parakohshme, ndërkohë deputetët janë zgjedhur duke u aplikuar disa sisteme zgjedhore në periudhën 1991-2017.

Kështu në Shqipëri janë zbatuar sistemet maxhoritar, proporcional rajonal me lista të mbyllura dhe sistemi miks (maxhoritar me korrektim proporcional kombëtar).

Procesi i reformës zgjedhore në Shqipëri

Reforma zgjedhore është kthyer tashmë në temën e ditës në jetën politike të Shqipërisë gjatë muajve të fundit, nisur edhe nga fakti për kushtet e një bllokimi institucional që ka pasur Shqipëria vitin e fundit, si dhe është gjithashtu një nga kushtet e Bashkimit Evropian (BE) për avancimin e procesit të integrimit evropian të vendit.

Procesi për reformën zgjedhore në Shqipëri në vitet e fundit ka kaluar në disa faza, ku nis me miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2017 të një komisioni të posaçëm për reformën zgjedhore i cili ka për detyrë të hartojë ndryshime të kuadrit ligjor zgjedhor për trajtimin e plotë të rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it, si dhe të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet.

Diskutimet për këtë komision hynë në ngërç pas vendimit në shkurt të vitit 2019 të partive opozitare, Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD) dhe Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), për të dorëzuar mandatat e tyre parlamentare, me kërkesën për krijimin e një qeverie tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Por pas këtij vendimi filloi procesi i zëvendësimit të deputetëve nga listat e partive, duke sjellë edhe aktivizimin e diskutimeve për reformën zgjedhore.

Në fillim të vitit 2020 u aktivizua edhe Këshilli Politik, një nismë e përbërë nga përfaqësues të partive parlamentare dhe jo parlamentare, që kishte si fokus të hartojë ndryshime të kuadrit ligjor zgjedhor.

Në diskutimet e javëve të fundit të komisioneve parlamentare dhe organeve të Kuvendit, deputetët që hynë në parlament nga lista e partive opozitare pas dorëzimit të mandateve, propozuan ndryshimet kushtetuese për sistemin zgjedhor, konkretisht ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe hapjen e listave të deputetëve, propozim ky që pritet të diskutohet dhe kalojnë për votim në seancën parlamentare të datës 30 korrik të këtij viti.

Por lind pyetja sa janë gjasat që sistemi aktual zgjedhor të ndryshohet dhe në zgjedhjet ardhshme të vitit 2021 të jetë në fuqi një sistem tjetër, konkretisht ai me lista të hapura, ku qytetarët me të drejtë vote të kenë mundësinë të votojnë direkt për kandidatin.Shqipëria në pritje të përfundimit të reformës zgjedhore

“Listat e hapura kanë një avantazh që rrisin cilësinë e përfaqësimit”

Analisti dhe zv.rektori i Universitetit New York Tirana, Ilir Kalemaj, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se janë gjasat teorike për ndryshimin e sistemit zgjedhor. “Ka një debat për listat e hapura që është edhe debati kryesor i iniciuar veçanërisht nga opozita parlamentare dhe nga një pjesë e mirë e shoqërisë civile”, tha Kalemaj.

Analistët e çështjeve politike, por edhe ekspertë të çështjeve zgjedhore kanë artikuluar shpesh modelet që mund të ndjekë Shqipëria për sistemin zgjedhor.

Kalamej thekson se modelet më të mira për kushtet e Shqipërisë do ishin ose ndonjë model që është zbatuar më parë, si maxhoritar i korrektuar me proporcional kombëtar, ose sipas tij një sistem proporcional kombëtar me një zonë zgjedhore me lista të hapura që është edhe një kërkesë e artikuluar nga shoqëria civile, siç e ka Kosova sot.

“Listat e hapura kanë një avantazh që rrisin cilësinë e përfaqësimit, duke qenë se do të tërhiqeshin paktën teorikisht më shumë figura publike, figura të jetës intelektuale të cilët gëzojnë një emër të mirë në bashkësinë ku jetojnë”, shprehet Kalemaj.

Një tjetër çështje që po diskutohet dhe që pritet të marrë vëmendje është edhe vota e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë. Kalemaj thotë se vota e diasporës mund të përfshihet dhe ka disa formula të cilat e mundësojnë këtë gjë.

“Vazhdojnë diskutimet për votën e emigrantëve për ta bërë të mundur këtë gjë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Mund të bëhet nëpërmjet votimit me postë dhe që është vërtetuar të jetë një nga format e votimit më adekuate sesa votimi online apo elektronik i cili kërkon një teknikë që ne nuk e posedojmë për momentin. Mund të bëhet ose nëpërmjet ambasadave, konsullatave shqiptare jashtë vendit, ose nëpërmjet dërgimit të tyre pranë KQZ me postë. Pra ekziston teknika, deri tani të paktën vullneti politik për ta konkretizuar këtë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, thekson Kalemaj.

Ai thekson se reforma zgjedhore përfshin edhe elementë të financimit zgjedhor, aksesit mediatik dhe elementë të krijimit të koalicioneve.

Kalemaj shton se reforma zgjedhore është një nga dy reformat kryesore, bashkë me reformën në drejtësi, që sipas tij janë dy reformat kardinale që janë të rëndësishme qoftë sa i përket aspektit për përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave me BE, qoftë sa i përket zhbllokimit të ngërçit institucional dhe ngërçit politik në Shqipëri.

Sistemi aktual zgjedhor, avantazhet dhe disavantazhet

Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, deputetët (140 gjithsej) zgjidhen me sistem proporcional me zona zgjedhore shumëmërore (me lista të mbyllura) për një mandat 4-vjeçar, sistem ky i cili është në fuqi që nga viti 2008 që u miratua me ndryshime kushtetuese.

Zgjedhjet e fundit që janë realizuar me këtë sistem në vitin 2017 i fitoi e vetme Partia Socialiste e Shqipërisë (74 mandate nga 140 gjithsej), e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, si mandatin e dytë qeverisës.

Shpesh në vitet e fundit në opinion publik janë shtruar pyetjet se cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e sistemit aktual.

Kalemaj thekson se sistemi aktual solli si avantazhe kryesore dhe të mira në momentin që u miratua në vitin 2008 shkartisjen e hartës veri-jug, pra që mos të kishte një hartë të ngjyrosur në blu apo të kuqe, por të kishte një balancë politike dhe të dytën përfaqësimin gjinor indirekt.File:Ilir Kalemaj.jpg - Wikimedia Commons

Ai shprehet se ky sistem kishte shumë disavantazhe të tjera, sipas tij siç ishin listat e mbyllura, përjashtimi i partive të vogla nga sistemi, detyrim i hyrjes në koalicion për partitë e vogla dhe disavantazhe të tjera që sollën sipas tij një pushtet njëngjyrësh në zgjedhjet e fundit.

“Një sistem maxhoritar me dy dhoma”

Si përfundim partitë politike parlamentare dhe joparlamentare kanë qëndrime të ndryshme sa i përket procesit të reformës zgjedhore dhe konkretisht llojit të sistemit zgjedhor që duhet të aplikojë Shqipëria në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen në vitin 2021.

Partia në pushtet, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, nuk ka propozuar zyrtarisht apo dorëzuar ndonjë nismë zyrtare për ta ndryshuar sistemin zgjedhor, por kryeministri Rama ka mbajtur disa qëndrime në lidhje me debatet për sistemin zgjedhor dhe ecurinë e kësaj reforme.

Në një nga seancat parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, Rama në lidhje me sistemin zgjedhor me listat e hapura që është një nga tema të diskutueshme të reformës zgjedhore është shprehur: “Unë nuk besoj në efektin e tyre çudibërës ashtu sikundër unë mendoj që listat e hapura e ndërlikojnë në mënyrë të qenësishme procesin e administrimit të votës”.

Ndërsa kryetari i partisë më të madhe të opozitës dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka mbajtur si qëndrim të partisë që ai drejton që duhet “një sistem maxhoritar me dy dhoma duke ruajtur të njëjtin numër legjislatorësh, 100 deputetë dhe 40 senatorë”.

I mbetet përfundimisht Kuvendit të Shqipërisë të vendosë brenda muajt korrik nëse Shqipëria do të bëhet me sistem të ri zgjedhor, sidomos duke përfshirë listat e hapura për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Pjesë e paketës së ndryshimeve ligjore për zgjedhjet pritet të jenë edhe çështje të tjera të aspekteve që lidhen me përbërjen dhe formatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, komisionet e administrimit zgjedhor, pragun elektoral dhe krijimit të koalicioneve zgjedhore.But how can the world change in the near future without exceeding ...