10.5 C
Tiranë
E shtunë, 29 Janar, 2022

Si u shitën të dhënat e qindra mijëra shqiptarëve për 20-30 mijë lekë

Dosja hetimore që Euronews Albania disponon tregon se specialistja e IT-së në Drejtorinë e Tatimeve, Eni Qirjako i ka dërguar specialistit të IT-së (kolegut të saj), Andi Agarajt të dhënat që lidhen me pagat e shqiptarëve përmes e-mail-it.

Transferimi i të dhënave është bërë në intervale të ndryshme kohore, nga tetori i vitit 2020 deri në shtator të vitit 2021. Qirjako është bërë pjesë e Tatimeve prej 20 korrikut 2020, ndërsa Agaraj që prej vitit 2013.

Në dosje thuhet se pas nxjerrjes së të dhënave vetë specialistja e IT-së Eni Qirjako është vënë në dijeni të shpërndarjes së pagave më 22 dhjetor të vitit 2021, dhe ka konstatuar se data dhe ora e krijimit të file-ve përkon me të dhënat që i ka dërguar kolegut të saj, Andi Agarajt.

Për këtë ajo ka lajmëruar menjëherë drejtorin e saj Ervin Muçën ku i ka bërë të qartë se user-i i krijuar me emrin “Moza Seraj” është useri që ajo përdor në aksesimin e të dhënave nga ana e saj.

Gjithashtu nga veprimet hetimore, rezulton se të dhënat e administruara nga Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, dy personat e punësuar në subjekte private që kanë blerë të dhënat, i kanë marrë këto kundrejt shumave nga 20 mijë deri në 30 mijë lekë përmes hardiskeve të jashtme të cilat janë vënë në dispozicion nga Andi Agaraj.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme