Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, gjithsej 1.800.043 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, ndërsa numri i rasteve ka arritur në 82.473.428

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, gjithsej 1.800.043 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, ndërsa numri i rasteve ka arritur në 82.473.428

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 1,8 milion, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, gjithsej 1.800.043 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, ndërsa numri i rasteve ka arritur në 82.473.428.

Shifra më e madhe e vdekjeve deri më tani është regjistruar në SHBA, me 346.603 viktima.

Pas saj radhiten Brazili me 192.716 viktima, India 148.503, Meksika me 123.845, italia me 73.029, Britania 71.567, Franca 64.078, Rusia 56.426, Irani 55.095, Spanja 50.442 dhe Argjentina me 43.018.

Pas shfaqjes në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, COVID-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani, janë shëruar mbi 58,5 milionë persona të infektuar me virusin.