Tag Gent Cakaj

Cakaj në Helsinki: Shqipëria ka përmbushur kushtet teknike për çeljen e negociatave

Gjatë qëndrimit në Helsinki, për takimin joformal të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, formati Gymnich, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi takime me homologët e tij, Ministrat e Jashtëm të Danimarkës, Rumanisë, Kroacisë, Çekisë, Sllovenisë dhe me Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane të Portugalisë.