Tag Knut Fleckenstein

Situata politike në Shqipëri, Presidenti i PE raporton në OKB

Kriza politike në Shqipëri duket se shqetëson jo pak Brukselin zyrtar. Pavarësisht deklaratave të eurodeputetit Knut Fleckenstein gjatë vizitës së delegacionit me 7 anëtarë të PE-së, se ka ardhur koha që Shqipëria të zgjidhë vetë krizën, në BE është ndezur alarmi për situatën e tensionuar që po përjeton vendi.

Knut Fleckenstein: Bëni detyrat e shtëpisë, hap pas hapi

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein mori pjesë paraditen e së hënës në një aktivitet të organizuar në Tiranë pas konkluzioneve të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian. Në aktivitet ishte i pranishëm edhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin.