Edi Rama do që të minojë reformën në drejtësi, vendi po shkon drejt përplasjes civile...
Lefter Maliqi, i cili u betua paraditen e së mërkurës si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, e ka cilësuar të gabuar qëndrimin e kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili e pati vendosur atë të treti në listën e Qarkut të Beratit.
Lefter Maliqi në 2017-ën pas zyrtarizimit të listës së PD në Berat ku renditej i treti, doli përkrahë PS, duke u kërkuar mbështetësve të tij të votonin kandidatët e propozuar nga Rama.
Lefter Maliqi është i pari nga lista e Partisë Demokratike, i cili pranon të ulet ne Kuvend si deputet i ri. Larg vëmendjes se medias, ai dorëzoi të hënën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit duke i hapur rrugë nisjes së procedurave për marrjen e mandatit.
Lefter Maliqi, ish-kandidat i Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit, ka dorëzuar të hënën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) formularin e dekriminalizimit.