Tag Taulant Balla

Balla nga Gjermania: Shqipëria në një fazë të rëndësishme të procesit të integrimit

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla vijoi takimet në Parlamentin Gjerman (Bundestag) me përfaqësues të Qeverisë gjermane si dhe me raportuesit për Shqipërinë të grupeve ndryshme parlamentare, njëkohësisht anëtarë të Komitetit të Çështjeve Europiane siç ishin zoti Metin Hakverdi, deputet i Partisë Socialdemokrate, zoti Manuel Sarrazin deputet Partisë së Gjelbërt, zoti Jurgen Martens anëtar i Komitetit të Çështjeve Europiane, deputet i Partisë së Demokratëve të Lirë.