Tiranë, maina merr flakë në ecje

Policia e Tiranës ka bërë me dije se një makinë në Sauk ka marrë flakë teksa ka qenë duke ecur.

Policia e Tiranës ka bërë me dije se një makinë në Sauk ka marrë flakë teksa ka qenë duke ecur.

Fatmirësit drejtuesi i mjetit Y.E nuk ka pasur dëmtime dhe e gjithë ngjarja është ndarë me vetëm disa dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.06.2020, rreth orës 16:30, në Sauk, dyshohet si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtues shtetasin Y.E., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.