Trafikonin lëndë narkotike, arrestohen dy shqiptarë në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë/ Në makinë kishin mbi 51 kilogramë kanabis

Departamenti i anti drogës në rajonin e Kozanit, arrestoi dy shtetas shqiptarë nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit për shtyp të policisë greke, dy shtetas shqiptarë 31 mashkull dhe 51 vjeç(grua) ,u arrestuan në kushtet e flagrancës,pasi mbas kontrollit të kryer në automjetin e tyre me targa greke u gjet sasia prej…

Departamenti i anti drogës në rajonin e Kozanit, arrestoi dy shtetas shqiptarë nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit për shtyp të policisë greke, dy shtetas shqiptarë 31 mashkull dhe 51 vjeç(grua) ,u arrestuan në kushtet e flagrancës,pasi mbas kontrollit të kryer në automjetin e tyre me targa greke u gjet sasia prej 51.5 kg kanabis.

Automjeti i trafikantëve u bllokua në aksin Kozani-Selanik në një postobllok të ngritur prej policisë helene për arrestimin e trafikantëve të narkotikëve.

Autoritetet greke thanë se dy të arrestuarit kishin marrë sasinë e drogës në vijën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe do ta dërgonin atë në Athinë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike,dy automjete,disa telefona si dhe 1000 euro kash.

Ata u dërguan në gjykatën e kozanit e cila vendosi ti lërë më burg deri në përfundimin e hetimeve.