Tregjet e hapura deri ne orën 17:30, frekuentimi dhe rregullat e reja

Kjo e hënë është dita e parë me fashën e re të orarit që i lejon të gjithë qytetarët të kryejnë pazaret e tyre deri në orën 17:30 (VIDEO)

Kjo e hënë është dita e parë me fashën e re të orarit që i lejon të gjithë qytetarët të kryejnë pazaret e tyre deri në orën 17:30.

Por si ka qenë situata në tregje sot me zgjatjen e orarit deri në orarin e lejuar (17:30), ndiqni kronikën.

Nga kjo e hënë e deri në një urdhër të dytë zgjatet fasha e orarit për mbajtjen hapur të bizneseve të lejuar gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga koronavìrusi.

Bizneset do të qëndrojnë të hapura nga ora 05:00 deri me 17:30, ndërsa zgjatet dhe orari i qytetarëve për të bërë pazaret dhe kryer aktivitetet e nevojshme.

Orari i lejuar për të lëvizur me leje vetëm një person brenda familjes për 90 minuta do të jetë brenda kësaj fashe orari nga 05:00 deri në 17:30.

Këto ndryshme të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë janë paralajmëruar më herët dhe nga kryeministri Rama, ndërsa ajo që bie në sy është zgjatja e ndalim qarkullimit të qytetarëve dhe çdo lloj mjeti në fundjavë duke filluar nga e premtja, 17 prill në orën 17:30 deri të hënë e 20 prillit në orën 05:00 deri në një urdhër të dytë.

Gjatë kësaj fashe orari në fundjavë nuk do të lejohet asnjë lloj biznesi hapur, as farmacitë, marketet apo bizneset e tjera që lejohen të hapura gjatë javës nga ora 05:00-17:30.

Përjashtim nga urdhri bëjnë vetëm transporti i mallrave, polìcia, urgjenca, mediat dhe shërbimet delivery.