Tregtia gjermane vijon të jetë e dobët. Eksportet rriten më pak se parashikimet në maj, ndikon rënia e kërkesës

Këtë herë, ekonomia do të ketë nevojë për një nxitje tjetër përveç eksporteve, për të stimuluar rritjen.

Tregtia gjermane është rimëkëmbur më pak se ç’pritej në muajin Maj, ndërkohë që kërkesa ka qenë e dobët pavarësisht heqje së masave të karantinë së koronavirusit.  Eksportet e përshtatura nga efektet sezonale, u rritën me 9% gjatë muajit, pas rënies me 24% në Prill,  duke qëndruar 27% poshtë nivelit që ishte përpara krizës në muajin Shkurt, sipas zyrës Federale të Statistikave. Importet u rritën me 3.5%, pas një rënieje me 16.6% në muajin e kaluar, ç’ka tregon se konsumi në ekonominë më të madhe të Europës ka qëndruar i dobët.

Sufiçiti tregtar u rrit në 7.6 miliardë euro.  Ekonomistët thonë se rritja e vogël e eksporteve nuk përbën shkak për të festuar, pasi rruga e rimëkëmbjes është e gjatë dhe do të varet kryesisht tek rritja e kërkesës ndërkombëtare. Zyra e Statistikave deklaroi se eksportet drejt kinës ishin 12.3% më pak se në Majin e vitit të kaluar, ndërsa eksportet drejt Shteteve të Bashkuara ranë me 36.5% në Maj me bazë vjetore. Ndërkohë që prodhuesit gjermanë të varur nga eksporti ndodhen në recesion, qeveria po kërkon të ringjallë ekonominë duke nxitur konsumin nëpërmjet uljes së tatimit mbi vlerën e shtuar për gjysmën e dytë të vitit, si dhe pagesave në cash të njëhershme tek prindërit.

Ekonomistët thonë se në rimëkëmbjet e së shkuarës, ekonomia gjermane varej gjithnjë tek eksportet, duke vlerësuar se eksportet drejt Azisë ndihmuan rimëkëmbjen gjermane nga kriza e vitit 2008. Këtë herë, ekonomia do të ketë nevojë për një nxitje tjetër përveç eksporteve, për të stimuluar rritjen. /Scan