Turqia dhe Rusia diskutojnë mbi Malësinë e Karabakut dhe Sirinë

Sipas njoftimit nga Ministria turke e Mbrojtjes, Akar dhe Shoygu shkëmbyen mendime mbi Malësinë e Karabakut dhe Sirinë

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar dhe homologu i tij rus, Sergey Shoygu, në një telefonatë kanë diskutuar për marrëveshjen e paqes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë si dhe situatën e fundit në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit nga Ministria turke e Mbrojtjes, Akar dhe Shoygu shkëmbyen mendime mbi Malësinë e Karabakut dhe Sirinë.

Të hënën vonë, presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi se dy ish-republikat sovjetike për t’i dhënë fund konfliktit në Malësinë e Karabakut.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev përshëndeti marrëveshjen duke e quajtur fitore për vendin e tij. Ai theksoi se suksesi ushtarak i Bakut i mundësoi vendit të fitojë një epërsi të lartë për t’i dhënë fund pushtimit tre-dekadash të territorit të Azerbajxhanit.

Lidershipi turk po ashtu e mirëpriti armëpushimin, duke e quajtur atë një “fitore të madhe” për Azerbajxhanin.

Marrëdhëniet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë mbi Malësinë e Karabakut kanë mbetur të tensionuara që nga viti 1991, por përplasjet e reja shpërthyen më 27 shtator.

Armenia në mënyrë të përsëritur mbi 40 ditë ka sulmuar civilët dhe forcat azerbajxhanase, duke shkelur tre marrëveshje humanitare të armëpushimit.

Përveç qyteteve dhe fshatrave të tjerë, çlirimi nga Baku i qytetit strategjik Shusha të dielën sinjalizoi se fitorja është afër.