Turqia hap dy spitale të reja për të shëruar pacientët me Covid-19

"Ne parandaluam përhapjen e pandemisë edhe pa pasur nevojë për kapacitetin shtesë që krijuam me këto spitale", tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. 

Turqia ka hapur dy spitale të reja për të infektuarit me koronavirusin e ri.  Spitalet u hapën të dielën në Stamboll.

“Ne parandaluam përhapjen e pandemisë edhe pa pasur nevojë për kapacitetin shtesë që krijuam me këto spitale”, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Njëri nga spitalet, pranë ish-aeroportit Ataturk, ka një kapacitet për pranimin e mbi 1 mijë pacientëve dhe u ndërtuar për 45 ditë. Gjatë 24 orëve të kaluara Turqia regjistroi 839 raste me koronavirus, transmeton REL.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 163.942.  Rastet e para në Turqi u paraqitën më 11 Mars.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 4540. Turqia renditet në vendin e 10 në të gjithë botën, për numrin e rasteve me koronavirus.