Turqia neutralizon 4 terroristë të YPG/PKK-së në Siri

Terroristët u përpoqën të rrezikojnë paqen dhe sigurinë në zonën e Operacionit "Burimi i Paqes" njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Republikës së Turqisë

Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare ka njoftuar se forcat turke të sigurisë neutralizuan katër terroristë të YPG/PKK-së në Sirinë veriore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria në llogarinë e saj në twitter njoftoi s terroristët u neutralizuan ndërsa “u përpoqën të rrezikojnë paqen dhe sigurinë” në zonën e Operacionit “Burimi i Paqes”.

Autoritetet turke shpesh përdorin shprehjen “neutralizim” në deklaratat e tyre, me çka nënkupton se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Që nga viti 2016, Turqia ka nisur tre operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar kthimin paqësor të banorëve. Bëhet fjalë për operacionet “Mburoja e Eufratit” (2016), “Dega e Ullirit” (2018) dhe “Burimi i Paqes” (2019).

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE) ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG-ja është dega e saj siriane.