U bllokua mes shkëmbinjve në “Ujëvarën e Sotirës”, shpëtohet turistja peruane

Një turiste nga Peruja rrezikoi jetën këtë fundjavë teksa eksploronte zonën ne vendin e quajtur “Ujëvara e Sotirës” në Gramsh. Ajo po ecte në këmbë midis shkëmbinjve, kur ka mbetur e bllokuar për shkak të terrenit të thepisur. Policia njofton se pas kërkimeve, ka mundur të identifikojë vendodhjen e shtetases peruane dhe pas evakuuimit ajo…

Një turiste nga Peruja rrezikoi jetën këtë fundjavë teksa eksploronte zonën ne vendin e quajtur “Ujëvara e Sotirës” në Gramsh.
Ajo po ecte në këmbë midis shkëmbinjve, kur ka mbetur e bllokuar për shkak të terrenit të thepisur.

Policia njofton se pas kërkimeve, ka mundur të identifikojë vendodhjen e shtetases peruane dhe pas evakuuimit ajo ka marrë ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.08.2022, në vendin e quajtur “Ujëvara e Sotirës”, 1 turiste nga Peruja, duke eksploruar me këmbë zonën, ka mbetur e bllokuar midis shkëmbinjve, për shkak të terrenit të vështirë e të thepisur.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh dhe shërbimet mbështetëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishte mbetur e bllokuar turistja.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe punës së mirorganizuar, punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e turistes nga terreni i vështirë ku ishte bllokuar, të cilës, më pas, i është ofruar shërbimi mjekësor dhe aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.