U bllokuan në kanionin e Langaricës pasi lumi doli nga shtrati, shpëtohen të gjithë turistët

Turistët që mbetën këtë pasdite të bllokuan në kanionin e Langaricës janë shpëtuar pas disa orësh përpjekje nga ekipet që mbërritën në zonë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, të ndihmuar dhe nga Federata Shqiptare e Rafting kanë kontrolluar të gjithë…

Turistët që mbetën këtë pasdite të bllokuan në kanionin e Langaricës janë shpëtuar pas disa orësh përpjekje nga ekipet që mbërritën në zonë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, të ndihmuar dhe nga Federata Shqiptare e Rafting kanë kontrolluar të gjithë zonën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve në kanion. Ata u nxorën dhe u dërguan në spital ku ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.