U infektuan në meshë! 107 persona me COVID-19, autoritetet gjermane në gjurmim të besimtarëve që ishin në kishë

Nën gjurmim nga autoritetet gjermane janë të gjithë personat që morën pjesë në një meshë në Frankfurt këtë muaj, ku u identifikuan 107 njerëz pozitivë me COVID-19.

Me lehtësimin e masave, kishat në Hesse të Frankfurtit kanë hapur dyert pas 1 majit për të gjithë besimtarët, duke u përpjekur të respektohem rregullat.

“Kjo situatë tregon se sa e rëndësishme është që të gjithë ne të jemi vigjilentë dhe të mos jemi të pakujdesshëm, veçanërisht tani gjatë lehtësimit të kufizimeve. Virusi është akoma atje dhe do të përhapet”, tha ministri i Shëndetësisë në Hesse, Kai Klose.

Numri i të infektuarve në Gjermani me koronavirus ka shkuar në 178.281, ndërsa kanë humbur jetën 8.247 persona.