Ushtria turke shkatërron objektivat terroriste në veri të Irakut

Forcat turke kanë ndërmarrë operacion ajror në rajonin Hakurk, ku janë shkatërruar pozicione armësh, strehimore dhe bunkerë të përdorur nga terroristët e PKK-së

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) përmes një operacioni ajror kanë asgjësuar objektiva të organizatës terroriste PKK në veri të Irakut, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të ministrisë, operacioni ajror është ndërmarrë në rajonin Hakurk, ku janë shkatërruar pozicione armësh, strehimore dhe bunkerë të përdorur nga terroristët e PKK-së.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.