Vaksinimi kundër Covid-19, BE do të japë 800 milionë euro për vendet e varfra

Zyrtarja e lartë e Bashkimit Europian tha se të mërkurën do të firmosnin kontratën me kompaninë amerikane Moderna për të siguruar 160 milionë doza të vaksinës së prodhuar prej saj.

Bashkimi Europian do të kontribuojë me 800 milionë euro për të ndihmuar shtetet me të ardhura të ulëta e të mesme, të vaksinojnë popullsinë kundër Covid-19.

Duam të garantojmë, që të gjithë të kenë qasje ndaj vaksinës, kudo në botë, tha presidentja e KE, Ursula Von Der Leyen.

Zyrtarja e lartë e Bashkimit Europian tha se të mërkurën do të firmosnin kontratën me kompaninë amerikane Moderna për të siguruar 160 milionë doza të vaksinës së prodhuar prej saj.

Kjo është kontrata e gjashtë që BE nënshkruan me kompani farmaceutike për sigurimin e vaksinave, duke e çuar totalin potencial të dozave në rreth 2 miliardë. Javën e kaluar Moderna tha se vaksina e saj ka një efektshmëri prej 94.5 për qind.