Vazhdojnë lëkundjet nga tërmeti në Shqipëri

LAJM I FUNDIT/ Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Një tjetër lëkundje   sizmike është ndjerë pak minuta më parë në vendin tonë. Sipas EMSC lëkundja sizmike ka rënë pranë Maliqit të Korçës dhe ka qenë me një magnitudë 3.6.

Mësohet se epiqendra ishte në Libonik, në Korçë. Sipas të dhënave në EMSC epiqendra e këtij térmeti ka qenë 101 km në lindje-perendim të Tiranës dhe 14 km në perëndim të Korçës. Gjithashtu ka qenë 9 km në jug-perëndim të Maliqit.

Kujtojmë që edhe në mëngjes u ndjenë lëkundje po në këtë zonë.

Deri tani nuk raportohet për të lénduar apo demë materiale. Siç raportohet, lëkundjet e tërmetit janë ndjerë shumë, ndërsa banorët kanë dalë nga banesat në panik.

Kujtojmë se zona e Korçës ka qenë e goditur nga tërmeti. Më 26 nëntor një tërmet i fuqíshëm goditi vendin, ku hùmbën jetën 51 persona.