Vdes njeriu më i vjetër në botë – Britaniku ndërron jetë në moshën 112 vjeçare

Wighton mbushi 112 vjeç më 29 mars të këtij vitit dhe nuk e festoi dot ditëlindjen e tij si pasojë e Covid-19

Njeriu më i vjetër në botë ka vdekur, raporton BBC. Ai ishte plot 112 vjeç. Bob Weighton, zyrtarisht raportohet të ketë qënë deri më 28 maj, njeriu më i vjetër në botë. Ai ishte nga Alton, Hampshire në Britaninë e Madhe. “Titullin” e njeriut më të vjetër në botë, Weighton e gëzoi për vetëm pak muaj, pasi në shkurt të këtij viti stafeta i`u dorëzuar nga japonezi, Chitetsu Watanabe, i cili po ashtu vdiq në moshën 112-vjeçare.

Ndërkohë, Weighton ndërroi jetë paqësisht në krevatin e tij si pasojë e një tumori, raporton vetë familja e tij, e cila saktëson në njoftim se ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm. Wighton mbushi 112 vjeç më 29 mars të këtij vitit dhe nuk e festoi dot ditëlindjen e tij si pasojë e Covid-19.

“Me gjithë koronën dhe virusin vërdallë kush e di se çdo të ndodhë? Padiskutim që sdo të ketë festa, e as vizitorë specialë. Nuk e di”-deklaronte njeriu më i vjetër në botë në një intervistë për BBC pak muaj më parë, në prag të ditëlindjes së tij të 112-të.