Vetëvritet me armën e shërbimit 54-vjeçari në Delvinë

Një 54-vjeçar është vetëvrarë me armën e shërbimit këtë mbrëmje në Delvinë. Ai punonte si trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë. “Më datë 08.07.2022, rreth orës 21:00, në Delvinë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, shtetasi E. B., 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi…

Një 54-vjeçar është vetëvrarë me armën e shërbimit këtë mbrëmje në Delvinë.
Ai punonte si trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë.

“Më datë 08.07.2022, rreth orës 21:00, në Delvinë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, shtetasi E. B., 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë”, sipas policisë.

Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.