Vlorë, arestohet 45-vjeçari i shumë kërkuar

Tentoi të kalonte me skaf drejt Italisë 18 persona...

Një person i shpallur në kërkim për dhënie ndihme ndaj kalimit të paligjshëm të kufirit ka rënë në pranga në Vlorë.

Bëhet fjalë për shtetasin B. B., 45 vjeç, banues në Vlorë, raporton Top Channel.

Arrestimi i tij u bë në lagjen “15 Tetori” Vlorë, pasi Gjykata e Kavajës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Disa muaj më parë, shtetasi B. B., në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka tentuar të kalojë me skaf, në mënyrë të paligjshme nga Kavaja drejt Italisë, 18 shtetas që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.